Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

 

Shkak këtë herë është bërë mungesa e mbrojtësve kryesisht. Ndërkohë, gjatë seancës i pandehuri gilmando dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni.

 

Dani i kërkoi qe ai të jepte dorëheqjen pasi ka gjykuar çështjen e hotel Vollgës, në Apelin e Durrësit.

 

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë”.

 

Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet në 26 korrik, ku do të thirren edhe avokatët e zgjedhur të te pandehurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *