Është shuar në moshën 76-vjeçare shkrimtarja dhe skenaristja, Shpresa Vreto.

 

Ajo ndërroi jetë këtë të hënë, ndërsa do të mbetet gjatë në mendjen e publikut me punën e saj të bërë ndër vite si skenariste.

 

Ishte viti 1978 kur Shpresa Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Skenar që solli më pas bashkëpunimin me Xhanfizë Kekon, në filmin artistic “Kur xhirohej një film”.

 

Si rrjedhojë e suksesit të arritur, Vreto pas një pune pesë vjecçare realizoi e vetme skenarin e filmit “Fillim i Veshtire”.

 

Por puna e saj nuk u ndal me kaq. Ajo dha një kontribut të rëndësishmë dhe si autorë e disa librave ëpr fëmijë si: “shokë shkolle” apo  “Vit i paharruar”

 

Pas viteve 1990, ideoi dhe revistën për fëmijë “Sirena e Vogël” si dhe më pas bibliotekën me po të njëjten emër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *