Në rrethin e Devollit, ku prej 3 ditësh është rrezikuar edhe zona e gjelbërt e fshatit turistik të Dardhës. Burime nga Prefektura Korçë, bënë të ditur se është shuar vatra e zjarrit e shfaqur në Devollin e sipërm.

 

Sipërfaqe pyjore pranë fshatrave Sinicë, Arrëz e Dardhë u rrezikuan ditët e fundit nga rënia e zjarreve. Me gjithë ndërhyrjen e mjeteve dhe njerëzve, nuk u arrit të shuhet në një kohë të shkurtër kjo vatër zjarri që rrezikoi të dëmtonte edhe pjesën panoramike të vendit të quajtur ‘shkëmbi i Vjeshtës’ pranë fshatit turistik të Dardhës.

 

Sipas të dhënave nga Prefektura Korçë, kjo vatër zjarri me më shumë përhapje në rajonin juglindor është vënë nën kontroll pa shkaktuar pasoja të rënda.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *