Subscribe

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhen për herë të fundit nën presidencën gjermane; por çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut as nuk u perfshi në axhendë.

Gjermania në qershor shprehu vullnetin për të miratuar kuadrin negociues e për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare me dy vendet tona brenda këtij viti, dhe per kete arsye berlini zyrtar nuk e fshehur zhgenjimin.

 

MICHAEL ROTH

MINISTER PËR EUROPËN, GJERMANI

 

“Sic e dini, ne nuk arritem aty ku do donim te ishim, donim te ishim shume kohe me pare, qe eshte nisja e negociatave per anetaresim me maqedonine e veriut dhe shqiperine. Per zhgenjimin tim te madh, ne ende nuk kemi nje kuader negociatash te miratuar. ”

 

Gjermania premtoi se do te vazhdoje te perpiqet per nje zgjidhje gjate ketij viti ose gjate presidences portugeze ne 6 muajt e pare te vitit 2021; duke e bere te qarte se procesi i integrimit per dy vendet duhet te ece perpara

 

” Çdo zgjidhje tjetër do të ishte një gabim politik tepër i rëndë, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë dhe për këtë duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm.”

 

Bullgaria vendosi veton kundër Maqedonisë së Veriut ndërsa për Shqipërinë përveç kushtit për një gjykatë kushtetuese funksionale ka pasur disa vende skeptike; dhe dy mbledhje të ambasadorëve të BE nuk sollën asnjë vendim pozitiv për dy vendet.

 

Nga ana tjetër 20 eurodeputetë firmosën një deklaratë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut të cilët bënë thirrje për fillimin e bisedimeve brenda këtij viti duke paralajmëruar se bllokimi i procesit po cënon besueshmërinë e Bashkimit Europian tek vendet e Ballkanit Perëndimor.  Por pavarësisht këtyre apeleve; Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të presin marsin dhe presidencën portugeze për të marrë ose jo dritën jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *