Subscribe

Ditelindja e 90 e Kardinal Ernest Simonit ka sjell dhe pajtimin e Ilir Metes dhe Tom Doshit. Te ndodhur se bashku ne Firenze, ne kremtimin e meshës për ditën e Gjithe Shenjtoreve, ku u celebrua dhe ditelindja e Kardinalit shqiptar, Meta dhe Doshi duket se kane lene menjane te gjitha perplasjet disavjecare mes tyre dhe kane shtrenguar duart.

 

Ata jane pare shume te lirshem mes tyre, ne prani te dy kardinaleve, Ernest Simoni dhe Giuseppe Betori.

 

Ilir Meta dhe Tom Doshi, fillimisht kane qënë bashkë në kishë, më pas të dy, te shoqeruar nga Kryetari i Bashkise se Firenzes kane shetitur e kane ndaluar nje nje bar ne qytet.

 

 

Me pas, Meta dhe Doshi kane shkembyer batuta mes tyre ne dreken e shtruar nga Dioqeza e Firenzes.

 

E ne fund, si per te provuar zyrtarisht se koha e perplasjes mes tyre ka marre fund, dy politikanet qe trazuan jo pak skenen politike ne vend, me akuza te forta ndaj njeri-tjetrit, ku flitej dhe per skenare vrasjesh, kane biseduar ne prani te Kardinalit Ernest Simoni.

 

Tom Doshi dikur akuzonte Ilir Meten se ishte ai kishte urdheruar dhe paguar eleminimin e tij fizik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *