Kreu i qeverisë Edi Rama, pasditen e kësaj të hënë në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 30 qershorit ka qenë në Dibër ku ka prezantuar kandidatin për Bashkinë.

 

Sërish gjatë fjalës së tij kryeministri Rama është ndalur tek vendimi i Metës për të shtyrë zgjedhjet, duke e cilësuar si një skandal nga ana e kreut të shtetit.

 

“Doli dhe presidenti, kur protesta e tyre doli qartësisht një protestë që po pakësohet në numër dhe energji, dhe pasi morën një goditje të rëndë, nga SHBA, ku u trajtuan me emra dhe mbiemër, dhe se nuk do të hynin më në SHBA nëse ushtrojnë dhunë pengojnë zgjedhjet. Doli edhe në mes të lojës që ka filluar, thotë po anuloj zgjedhjet. Ajo që tha ai vlen po aq sa sikur të kishte dalë dje të thoshte anuloj ndeshjen Islandë- Shqipëri, arsyet do t’ua tregoj të hënën. Ka bërë një akt politik, si përfaqësues i lartë, si lider i opozitës, ka vendosur të na vejë të gjithëve në pozitën sëkëlldisëse, sepse unë mendoj se ai nuk e meriton më zyrën ku rri.Nuk e meriton më titullin më të lartë të gardianit të kushtetues dhe figurën më të lartë të unitetit kombëtarë. Ajo që ka bërë dje është përçarëse, konflikt-nxitëse, një “vetëvrasje politike”, një nul nga pikëpamja ligjore, dhe morale është një turp i pashembullt që do t’i mbetet atij.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Rama nuk ka nguruar që të bënte dhe një krahasim mes presidentit aktual dhe ish-presidentit Bujar Nishani, kur solli në kujtesë rastin e marrëveshjes së 2017.

 

“Pasi ne bëmë marrëveshjen dhe ishte publike, presidenti i asaj kohe, mund të themi ca të duam, por Bujar Nishani e kërkoi me shkrim e firmë, në një letër të përbashkët, timen dhe shokun tim që m’ka humb dhe s’po e kap dot më, Lul Bashës, që t’i kërkonim presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës, sepse është detyrimi numër një, nuk mund ta vendosë presidenti pasi e ka deklaruar se kur bëhen zgjedhjet, pa pyetur të tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *