Vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te shtyre deri ne orën 20 te mbrëmjes, shkaktoi tension dhe konfuzion ne shume qendra votimi ne qarqe te ndryshme.

 

Disa komisionere te LSI refuzuan vazhdimin e votimit përtej orës 19 me argumentin se vendimi nuk ishte marre ne kohen e duhur. Kështu ka ndodhur ne Fier ku megjithëse ka pasur votues ne pritje, ata nuk kane mundur te shprehin vullnetin e tyre me vote.

 

I njëjti fenomen u vu re edhe ne Kavaje, Dibër e Shkodër, ku megjithëse kishte njerëz ne radhe u be rezistence nga ana e komisionereve.

 

Ne Raste te tjera siç ndodhi ne Lunxhëri komisionet e qendrave te votimit nuk u njoftuan ne kohe per shtyrjen e afatit me nje ore, e per pasoje qendrat u mbyllen ne orën 19 dhe kutitë me materialet zgjedhore u dërguan drejt KZAZ-ve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *