Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho e konsideron një “dështim të radhës së reformës në drejtësi” vendimin e KLGJ-së për shtyrjen e vendimit ndaj Ardian Dovanit, për të cilin presidenti Meta thotë se duhet të ishte larguar nga detyra.

Xhixho akuzon se KLGJ nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për vendimmarrje, ndërsa ka kujtuar nenin 136 pika 26 për emërimin e gjyqtarëve dhe mandatin e tyre.

“Vendimi i sotëm i KLGJ dështim i radhës i reformës në drejtësi. Vendimi i Keshillit të Lartë të Drejtësisë sot ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek institucionet e reja të drejtesisë tek pavarësia e profesionalizmi. Detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushetutes i cili sanksionon se ‘Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjecar, pa te drejtë riemerimi’. Për çfarë arsye kërkohet asistenca e EURALIUS apo OPTAD kur Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë dhe nuk lë hapsirë për asnjë interpretim?

Sipas ish-deputetes, ky ishte mesazhi më i keq që mund t’iu jepej qytetarëve që ende besonin tek drejtësia e pavarur.

“Edhe nëse do kërkohej një interpretim kjo mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne ndertuam drejtesinë e re. Kjo ndodh pasi KLGj nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për një vendimarrje e kjo u pa mjaft qartë. Turp i madh, kjo shmangie vendimarrje e qëllimshme dhe aspak e arsyetuar ligjërisht për gjyqtarin Ardian Dvorani që i ka mbaruar mandati që në 2014 dhe rri në detyrë në menyrë antkushtetuese kur tashmë prej marsit 2020 kemi 3 anëtarë të rinj nga juristet më të spikatur pjesë të Gjykatës së Lartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *