Subscribe

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe tre ish-policët në arrati.

 

Shkak për shtyrjen e procesit gjyqësor është bërë mungesa në sallë e dy ish zyrtarëve të policisë së Vlorës; Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët nuk kishin paraqitur as prokurë ashtu si Jaeld Çela.

 

Ish-ministri pas daljes nga gjykata, e cilësoi gjyqin si të montuar politikisht. Duke mos pranuar fajësinë, Tahiri komentoi para mediave edhe arsyet se pse ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

 

“Unë e mendova që nuk ka nevojë të zgjatet dhe të zvarritet ky gjyq. Kam arsye të besoj që ka shumë, të cilët janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë kështu, situata të zvarritet unë të zvarritem në procese gjyqësore dhe nuk janë të interesuar për drejtësi. Jam i vetmi që dua drejtësi. Unë kërkoj drejtësi, ndaj i kërkova gjykatës që seancat ti bëjë ditë për ditë. Unë nuk besoj se kam kohë për të humbur deri sot. U bë dy vjet që zvarritet kjo histori. Kam dyshimet e mia për të cilën arsye ka interes që kjo histori e imja të zvarritet në një proces politik, komplet politik. Ky proces nisi ne Itali, me përgjimet e Italisë, më pas erdhën në Shqipëri. Unë jam hetuar në Itali, gjykata dhe prokuroria e Italia e dha verdiktin në një kohë të arsyeshme. Për cfarë arsye me letrat e ardhura nga Italia gjykatës shqiptari iu deshën 1 vit e gjysmë dhe për cfarë arsye zgjatet procesi. Ajo karroca që patë që nuk ishte sot, që nuk e di pse nuk ishte sot, por do kenë pas dijeni që do shtyhet seanca, është vetëm materialet e Italisë, të cilat ju ftoj ti vini ti shihni. Duke qene se gjykata italiane ka dhënë një përgjigje, është e thjeshtë që procesi të shkojë përpara pa humbur kohë.”

 

Tahiri akuzohet nga prokuroria për “Trafikim të narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” si dhe për “Grup të strukturuar  kriminal”.

 

Seanca e radhës ndaj ish-ministrit do të zhvillohet në 3 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *