Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për të mërkurën  caktimin e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin dhe dy miqtë e tij. Shkak u bë ngarkesa që ka organi i akuzës, pasi e njëjta prokurore është dhe në gjyqin kundër imamëve të akuzuar për rekrutim të xhihadisatëve. Sipas avokatit mbrojtës të 38-vjeçarit, rasti i arrestimit të Shullazit është i paligjshëm, pasi pretendimet e Prokurorisë nuk e lidhin klientin e tij me kërcënimet ndaj pronarit të një garazhi në Tiranë. Ndërkohë që akuzat e ngritura per armëmbajtje janë absurde sipas avokatit, pasi Shullazit e Danit nuk iu jane gjetur arme. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani e Blerim Shullazi mbahen që prej mbrëmjes së të shtunës në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe ende nuk janë marrë në pyetje për akuzat e ngritura. Prokuroria e Krimeve të Rënda beri me dije se grupi po mbahej nën vëzhgim pas një vendimi të Gjykatës që në janar të 2016. Lidhur me kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni dhe pronësisë së hotel “Vollga” në Durrës Prokuroria ende nuk ka prova, të cilat lidhin emrin e Shullazit me këto ngjarje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *