Subscribe

Liberalizimi i tregut të energjisë për rreth 7.400 biznese do të shtyhet të paktën deri në muajin qershor. Me këtë vendim, qeveria synon të mbrojë biznesin e lidhur me tensionin e mesëm, i cili ishte lajmëruar të dalë në treg të lirë për të blerë vetë energjinë nga janari.

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Nuk është një moment normal. Ne impoertojmë me çmime të paperceptueshme. Kemi marrë një vendim që shkon në limitet  sakrificës që të mbrojmë edhe tensionin e mesëm me një afat të caktuar ëpr tu ulur në këtë truezë dhe për të diskutuar në fillim të qershorit.”

 

Por teksa ju jepet më shumë kohë për të dalë në treg të lirë, tarifat për mbi 7.000 biznese do të ndryshojnë.

 

 

ELTON SEVRANI

ADMINISTRATOR I FURNIZUESIT TE SHERBIMIT UNIVERSAL

 

“Për bizneset 7.400 që kanë konsum vjetor rreth 1 terra dhe kanë pasur një çmim mesatar deri në 2021 rreth 12.4 lekë, në varësi të sigurimit të kësaj energji, në një marrëveshje paraprake do të jetë diku te 12 lekë, edhe kostot e tjera, këtë periudhë të parë çmimi të jetë në nivelet 18-19 lekë, duke pasur parasysh edhe tarifën e shpërndarjes e të transmetimit.”

 

 

Gjatë kësaj periudhe krize, sytë e qeverisë janë te Kaskada e Drinit dhe reshjet e shiut për të garantuar më pas energjnë e nevojshme për familjarët dhe bizneset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *