Mbledhja e Këshilllit të çështjeve të Përgjithshme të BE-së, u mbyll me një vendim negativ për Konferencën e parë Ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

 

Etjen Xhafaj, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, duke komentuar vendimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, ai tha se sot nuk u diskutua për hapjen e negociatave, por për datën e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 

Sipas tij, Shqipëria ka bërë maksimumin për të plotësuar kushtet e përcaktuara dhe se për këtë dakordësohen 26 vendet e BE-së.

 

“Nuk ka pasur një vendim për ‘po’ apo ‘jo’. Nuk ka patur një vendim pozitiv apo negativ për këtë. Ka patur një veto të Bullgarisë në lidhje me një marrëveshje që kanë firmosur në 2019 për fqinjësinë e mirë me Maqedoninë e Veriut, për të cilën nuk është bërë mjaftueshëm për t’u shtyrë përpara si marrëveshje. Vendi i parë në botë që e ka njohur Maqedoninë si shtet i pavarur është Bullgaria. Sot, çështja kryesore vjen nga mosdiskutimi i kësaj çështjeje. E keni parë që ministrat e jashtëm kanë folur gjerësisht për këtë çështje. Përsëri nuk është arritur një konsensus, apo nuk ka pasur një rrugëlejim nga ana e Bullgarisë. Nuk kemi ngelur për çështje parimore, apo institucionale, është çështje teknike, sistemike që ata kanë me Maqedoninë e Veriut. Ajo që ishte çështja sot nuk është hapja e negociatave, por data e konferencës së parë ndërqeveritare  të parës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke qenë se jemi parë një bllok. Ka pasur një propozim nga ana e Gjermanisë dhe palëve të tjera për ndarjen e të dy vendeve. Ne kemi bërë maksimumin dhe më tepër për të plotësuar kushtet që na ishin përcaktuar. Aktualisht, edhe Bullgaria vetë bie dakord me këtë, edhe 26 vendet e BE-së janë dakord për këtë. Çështja ku kemi ngecur është teknike.” 

 

I pyetur se cilat janë kostot e vonesës për hapjes e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ai tha: “Mendoj që kanë qenë shumë nga vendet që kanë folur e që ishin prezentë, ku kanë treguar dhe se cilat janë kostot. Jemi në postpandemi, post dy-tre krizash madhore për Mesdheun, që nga kriza e emigrantëve deri te pandemia, dhe Shqipëra me krizën e tërmetit të 26 nëntorit. Të gjitha vendet janë të gatshëm për të treguar vullnetin e mire. Çështjet e brendshme politike, zgjedhjet politike nuk mund të ndalojnë proceset multilateral, vendimmarrjet e përbashkëta.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *