Subscribe

Afati per te aplikuar per karten e naftes pa taksa ne bujqesi do te shtyhet deri ne daten 25 mars.

Ministria e Bujqesise, thote Vizion Plus, njoftoi shtyrjen me nje muaj, me synim qe te gjithe fermeret potencial te mund te perfitojne.

Afati fillestar ishte data 25 shkurt, por deri me tani sipas te dhenave vetem nje e treta e fermeve kane aplikuar. e thene ndryshe vetem 15 mije femere kane arritur te dorezojne dokumentacionin nga reth 50-60 mije qe jane ne total me Nipt.

paralelisht me procesin e aplikimit ministria ka nisur me shperndarjen e kartave te para qe kane fituar fermeret. Shpendarja nisi nga qarku Shkoder per te vijuar edhe ne zona te tjera.

Aplikimi nga fermeret ka si kusht kryesor pajisjen me Nipt si dhe dokumentimin e pronesise mbi token. Aplikimi behet ne portalin e-albania ndersa asistohet ky proces dhe nga eksperte ne zyrat rajonale bujqesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *