Të gjithë bizneset që nuk kanë mundur të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare, për shkak të sulmit kibernetik, do të mund ta kryejnë këtë procedurë në ditët në vijim.

 

Ministria e financave ka njoftuar se ky afat do të shtyhet me aq ditë sa u bllokua portali  “e-albania”, pra, me 6 ditë.

 

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ftoi bizneset që të vijojnë me depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

 

Bllokimi i shërbimeve online për shkak të sulmit kibernetik solli kaos për shumë biznese dhe qytetarë, ndërsa ende nuk janë rikthyer të plota të gjitha shërbimet që ofrohen nga portali “e-albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *