Subscribe

Si të mos mjaftonte kriza e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe shërbimeve, tashmë qytetarët do të përjetojnë edhe një shtrenjtim të kredisë në lek.

 

Ekspertët shpjegojnë se rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë do të bëjë kreditë në monedhën vendase më të shtrenjta, duke goditur shtresat më të varfra që janë kredimarrës apo e mendojnë një vendim të tillë.

 

MATEO SPAHO

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Konsumatori shqiptar, sidomos shtresa e mesme dhe ajo e ulët, ka një situatë ku kemi një shtrenjtim të dyfishtë të çmimeve. Nga njëra anë të naftës, produkteve ushqimore, nga krahu tjetër, me rritjen e normës bazë të interesit, do të ketë edhe një shtrenjtim për ata familje që kanë marrë kredi në lekë. Efekti i rritjes së normës bazë të interesit nuk godet ata që janë bizneset dhe importuesit që veprojnë në monedha të huaja.”

 

Ndër arsyet kryesore pse qytetarët marrin kredi është për të blerë shtëpi, por ata që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme vlerësojnë se shtrenjtimi do të jetë gati i papërfillshëm dhe nuk do të stepë blerësit.

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E NDERMJETESUESVE TE PASURIVE TE PATUNDSHME

 

“Në këtë 3-mujor të parë, nuk kemi vënë re një rënie të kërkesës për blerje të apartamenteve. Duke ditur që përbërja e portofolit të kredisë në Shqipëri, 60% është afatgjatë, 50% e kredive për shtëpi janë në monedhën euro, nuk kemi vënë re një rënie të kërkesës së blerjes së shtëpive dhe rënie të kërkesës me kredimarrje. Kur flasim për blerjen e një apartamenti, flasim për një investim dhe kur kostoja e këtij investimi është ende në nivelet 3.5-4%, nuk do të ketë një ndikim, nuk do të stepet. Vijon të jetë një investim i leverdisshëm për t’u bërë.”

 

Përsa kohë kërkesa qëndron e palëkundur, edhe çmimet e apartamenteve nuk do të ulen.

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E NDERMJETUESVE TE PASURIVE TE PATUNDSHME

 

“Nuk kemi një tendencë të ulje të çmimit të apartamenteve sepse kemi një ofertë shumë të mirë, 1.250 mijë metra katrorë leje ndërtimi të dhëna gjatë 2021 që duhen ekzekutuar. Nuk kemi as rënie të kërkesës, po ecin me të njëjtin drejtim.”

 

Sipas të dhënave, kredia për blerje banese gjatë muajve të fundit ka arritur në nivele të paregjistruara më parë, ku vetëm në shkurt kapi shifrën e 3.1 mld lekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *