Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shkruan se varfërimi i çdo familjeje shqiptare është vizioni ekonomik i kryeministrit Rama.

Sipas Tabakut, një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura.

 

“Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurrencës, përqendro ekonominë përmes oligarkisë. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, shkruan Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *