Pas dështimit në debatin me Donald Trump, zërat kritikë që kanë kërkuar dorëheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale janë shtuar n ga dita në ditë. Vetë Biden ka mohuar se do të largohet nga gara, duke thënë se vetëm nëse ja kërkon zoti një gjë të tillë do të jetë e mundir, teksa theksin e vendosi tek shëndeti mendor, duke thënë se nuk ka asnjë problem.

Por në një intervistë për Fox News, ish presidenti Donald Trump ka thënë se Biden ka ego dhe nuk do të largohet nga gara.

Lexo edhe :

Related Posts

“Më duket se ai mund të qëndrojë shumë mirë. Ai ka një ego dhe nuk dëshiron të heqë dorë. Ai nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Trump.

Trump argumentoi gjithashtu se do të ishte e pamundur për demokratët të ndalonin Biden të kandidojë pasi ai ka grumbulluar mjaft delegatë për të fituar nominimin e partisë në Konventën Kombëtare Demokratike të muajit të ardhshëm.

Nëse ai nuk thotë, “Unë po dal”, nuk mund të bëjnë asgjë për ta hequr atë,” tha Trump, megjithëse ai shtoi se kabineti i Biden mund ta largojë atë nga detyra duke përdorur Amendamentin e 25-të.

E nëse përdoret kjo rrugë, sipas ish presidentit, pasuesi i Biden në garë përballë tij do të ishte Kamala Harris.

“Nëse ai del jashtë për çfarëdo arsye dhe unë nuk mendoj se ai dëshiron të dalë, por nëse del jashtë, do të jetë ajo,” tha Trump./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *