Subscribe

Numri i viktimave nga koronavuirusi ne vendet e Ballkanit eshte rritur gjate oreve te fundit.

 

Ne Kosove nje pacient ka humbur jeten te henen ne spitalin infektiv dhe ka rezultuar pozitiv pas vdekjes. 65 vjeçari nga Ferizaj, pesoi arrest kardiak ndërkohë rezultati i analizës për COVID-19 ka dale sot. Numri i pergjithshem i jeteve te humbura ne Kosove rezulton ne 4.

 

Ne Maqedonine e Veriut  pese persona kane humbur jeten duke e cuar ne 26 numrin e pergjithshem te atyre qe nuk kane mundur te ftioje betejen me COVID-19. Sipas statistikave jane identifikuar deri tani 599 raste me COVID-19.

 

Greqia ka raportuar të hënën numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri nga 12 marsi, duke dhënë shenja për ulje të intensitetit të sëmundjes në këtë shtet. Aktualisht rezultojne vetem 20 raste të reja të të prekurve me sëmundjen COVID-19, duke e cuar në 1,755 numrin e të infektuarve.

 

Megjithate Greqia ka numrin me te madh te viktimave ne rajon ku deri më tani kane humbur jeten 81 persona. Autoritetet kanë zgjatur masat e izolimit deri më 27 prill, te cilat  do të zbatohen edhe përgjatë festës së pashkëve.

 

Mal të Zi janë regjistruar 6 raste të reja të koronavirusit me nje numer te pergjithshem  239 te prekurish.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *