Shtohen tensionet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza. Tensionet erdhën një ditë pasi shtatë militantë palestinezë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza.

 

Militantët qëlluan 300 raketa dhe mortaja në Izrael. Njëra nga raketat goditi një autobus, duke plagosur rëndë një ushtar.

 

Njëmbëdhjetë njerëz në Izrael u plagosën nga zjarri raketor, duke nxitur terren hakmarrës dhe sulme ajrore nga ushtria izraelite.

 

Sipas CNN, Izraeli u përgjigj me më shumë se 70 sulme ndaj asaj që i konsideroi si objektiva që i përkisnin Hamasit dhe xhihadit islamik.

 

Tre palestinezë, dy prej të cilëve raportohet se ishin militantë, u vranë.

 

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se nëntë palestinezë u plagosën.

 

Gjenerali izraelit, Kamil Abu Rukun paralajmëroi se Hamasi ka kaluar vijën e kuqe dhe se Izraeli do vazhdojë të përgjigjet me grusht hekuri kundër të gjitha veprimtarive terroriste apo sulmeve raketore.

 

Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndërpreu vizitën e tij në Francë dhe u nis drejt Izraelit për një takim urgjent me shefat e tij të sigurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *