Vazhdojnë të shënohen shifra rekord të të infektuarve në 24 orë në Shqipëri.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 306 raste të reja, të zbuluara mes 1.412 të testuarve. Këtë të premte humbën jetën katër pacientë.

 

Një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT. Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

 

Gjithashtu, në orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë.

 

Por nga ana tjetër, situata në spitalet COVID është rënduar. Ministria raportoi për 260 pacientë të shtruar, dy më shumë se një ditë më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *