Ka shkuar në 7 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Greqinë fqinje.Tre pacientët e rinj kishin udhëtuar pak ditë më parë në Itali ku numërohen deri më tani 29 viktima dhe më shumë se 1 mijë e 100 të infektuar. Ndërkohë është regjistruar viktima e parë edhe në SHBA dhe Australi.

Një grua 50 vjecare në shtetin e Uashingtonit ka humbur jetën pasi ishte infektuar me koronavirus, ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike. Sipas autoriteteve, ky është rasti i katërt që nuk lidhet me udhëtimet jashtë vendit duke shtuar kështu paqartësitë mbi natyrën e virusit. Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp tha se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nesë preket nga COVID-19 do të jetë në gjendje të shërohet.

Sa i takon vendeve te tjera europiane, duhet thene qe ne Gjermani gjithashtu eshte rritur ndjeshem numri i te infektuareve, taksa ka shkuar ne 117.

Shqetesuese sutuata edhe ne Britanine e Madhe ku bashke me 12 te infektuarit e te dieles, ne total jane 35 paciente.

Listes se vendeve me te prekur nga koronavirusi iu shtua edhe Cekia me tre shtetas qe kishin qene se fundmi ne Itali.

Më shumë se 2.900 njerëz në të gjithë botën, shumica dërrmuese në territorin e Kinës kanë vdekur nga koronavirusi ndërsa më shumë se 85,000 raste janë raportuar si mbartës të sëmundjes,në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmaur se shpërthimii epide,misë  ka arritur në “nivelin më të lartë” të rrezikut për botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *