Subscribe

Qytetarët do të kufizohen në lëvizjen jashtë shtetit e në shërbime të ndryshme nëse karta e identitetit i apo pasaporta iu skadon në dhjetor e ata nuk kanë aplikuar për të renë deri në tetor.

Paralajmërimin e bëri ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

 

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHEM

 

Do të thotë që në një periudhë të caktuar, e cila do të shpallet, besoj nga muaji tetor, nëse dikush do të tentojë të udhëtojë jashtë shtetit me një pasaportë, të cilës i mbaron afati në dhjetor, nuk do të mund të udhëtojë pa pasur bashkë me pasaportën që skadon, edhe një dokument që vërteton që ai e ka bërë aplikimin për pasaportën e re. Po kështu shërbimet që lidhen me kartën e identitetit, nuk do të ofrohen nëse karta nuk shoqërohet me një dokument që provon se qytetari e ka bërë aplikimin për të renë.

 

 

Ndërkohë, ministri paralajmëroi se së shpejti do të rritet numri i rekrutimeve në polici.

 

Në Akademinë e Policisë do të pranohen edhe 500 djem dhe vajza të rinj, të cilët do të fillojnë karrierën e tyre në polici. Ndërkohë që 100 të tjerë, nga ata që kanë përfunduar universitetin me rezultate shumë të larta, do t’i shtohen po ashtu Policisë së Shtetit pas trajnimit përkatës në kursin e oficerit të policisë kriminale.

 

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm do të jetë edhe rishikimi i pagave për ata punonjës policie që do të lënë punën.

 

Dhe me ndryshimet që po bëjmë me ligjin për trajtimin financiar të punonjësve të policisë, që largohen për arsye moshe nga radhët e Policisë së Shtetit, që largohen para kohe nga radhët e Policisë së Shtetit, trajtimi financiar i tyre do të vazhdojë të mbetet pothuajse i pandryshuar nga trajtimi që do kenë në radhët e Policisë së Shtetit.

 

Deklaratat ministri i brendshëm i bëri gjatë inaugurimit të Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë në Librazhd .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *