Në Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Ceki dhe disa vende të tjera të Europës janë vendosur të tjera kufizime për menaxhimin e pandemisë.

Në kushtet e gjendjes së jashtëzkonshme shëndetësore, presidenti Emmanuel Macron deklaroi se nga kjo e shtunë në Paris dhe tetë qytete të tjera të Francës, do të rikthehet izolimi i natës, nga ora 21 e mbrëmjes deri në 6 të mengjesit.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Nuk mund të jemi fitimtarë nëse nuk veprojmë të gjithë së bashku. Masat do t’i ndalojnë njerëzit të vizitojnë restorante dhe të bëjnë vizita private në shtëpi gjatë mbrëmjes dhe natës. E kuptoj që ora policore është e vështirë për tu respektuar por duhet të vendosim një fre në përhapjen e virusit.”

 

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën një muaj ndërsa shkollat do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë midis rajoneve gjatë ditës.

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se këto javë janë vendimtare për menaxhimin e pandemisë në të ardhmen.

 

ANGELA MERKEL

KANCELARE E GJERMANISE

“Unë jam e bindur se ajo që ne bëjmë tani në këto ditë dhe javë do të jetë vendimtare. Po e shohim se kemi një normë shumë të lartë infeksioni në disa rajone. Prandaj, ne duhet të parandalojmë një rritje të pakontrolluar ose eksponenciale të rasteve.”

 

Nëse një zonë regjistron më shumë se 35 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve, maskat do të bëhen të detyrueshme në të gjitha ambientet. Nëse tejkalohet një prag prej 50 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, do të zbatohen kufizime edhe më të ashpra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *