Subscribe

Duke nga nesër deri të Dielën, Tirana dhe shtatë qytete të tjera Durrësi, Fieri, Shkodra, Lezha, Elbasani, Lushnja dhe Vlora do të izolohen. Qytetet më të mëdha në vend do të jenë në shtetrrethim, ku do të ndalohet transporti urban dhe lëvizja e njerëzve me makina private.

 

Kryeministri Edi Rama në masat e reja drastike të ndërmarra paralajmëron se çdo autobus me pasagjerë nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas nuk do të lejohet të qarkullojë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

…TE PREMTEN NE 6 TE MENGJESIT DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË BLINDOHET PERIMETRI I QARQEVE TIRANË-DURRËS. DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE E ATYRE TË TRANSPORTIT URABAN DHE NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS QARKULLIMI I TRANPOSRTIT URBAN DHE AUTOMJETEVE PRIVATE DO TE BEHET EDHE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË…

 

Të vetmet mjetet që do të lejohen të lëvizin janë autoambulancat, të shërbimeve shtetërore dhe të transportit të mallrave ushqimore e farmaceutikë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

…SIPËRMARRJET QË KRYEJNË SHËRBIME TRANSPORTI MALLRASH APO SHËRBIME FURNIZIMI ME MALLRA USHQIMORE APO FARMACEUTIKE NË PERIMETRIN TR-DR, DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE TË TYRE, SI EDHE VETË PUNONJËSIT, EMËR PËR EMËR, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT…

 

Nga qytetarët që do të udhëtojnë jashtë vendit përmes aeroportit “Nënë Tereza”, si edhe ata që hyjnë në Shqipëri, që mos ndeshen më problematika do të duhet ti tregojnë postblloqeve të kontrollit biletën e fluturimit.

 

Për të gjithë ata që nuk i binden rregullave të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit e për pasojë shtimit të numrit të të infektuarëve, do të ketë maska ndëshkimore me gjobë.

 

Institucioni i radhë i cili mbyll shërbimet e tij është Drejtoria e Transportit Rrugor. Të gjithë atyre që u skadon patenta, do të mund ta kryejnë në rihapjen e sporteve.

 

Të premten, qeveria ka vendosur që e gjithë administrata shtetërore të pushojë.

 

Për mediat të cilat do tu duhet të informojnë qytetarët për çdo zhvillim mbi situatën e koronavirusit në Shqipëri, gjithashtu iu është kërkuar akreditimi, edhe kjo në funksion të mbrojtjes nga sëmundja Covid 19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *