Subscribe

Qeveria është e angazhuar për të luftuar informalitetin, por ky angazhim po fokusohet vetëm tek privati, ndërkohë që institucionet publike japin shembullin e mos pagesave të detyrimeve tatimore, por asnjë prej tyre nuk penalizohet.

 

Rasti më tipik është ai ku rreth 1200 institucione publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre, duke bërë që borxhi për këtë zë të arrijë në mbi 100 mln euro. Ky fenomen i krijuar nga vetë shteti thellon dramën në skemën e pensioneve, duke i hequr mijëra punonjësve vitet e punës. Drejtorja e tatimeve thotë se si do të shmanget ky fenomen:

 

Në listën e debitorëve janë drejtori dhe agjenci publike nga të gjitha sektorët, si në arsim, drejtësi, në fushën e mbrojtjes apo të rendit publik. Ndonëse në çdo fillim viti teksa miratohet buxheti pagesa e sigurimeve është e parashikuar, ndaj pyetja që nuk merr përgjigje është se ku kanë përfunduar këto para? Por kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër është që tatimet paralajmërojnë biznesin se rreth 300 subjekte do tu konfiskohet 50 % e xhiros, ndërsa për disa te tjerë do ketë rishikim të këstit të tatim fitimit.

 

Monitorimi i tatimpaguesve dhe konfiskimi i qarkullimit të 50% të xhiros ditore, rezultojnë 892 tatimpagues me detyrime të papaguara, të cilët realizojnë xhiro të përditshme në kasë. Janë identifikuar 282 tp me xhiron më të lartë dhe detyrimin me të madh, me të cilët do të fillojë konfiskimi i 50% të xhiros ditore. Rishikimi i kësteve të tatim fitimit për muajin nëntor dhe dhjetor 2019 – DPT ka nxjerrë listën e tatimpaguesve (8229) të cilët kanë rritur qarkullimin për periudhën Janar – Shtator 2019 me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Secila DRT në bazë të legjislacionit do të rishikojë këstet nga ato TP me rritjen më të madhe, duke marrë parasysh dhe kërkesa të bëra vetë nga Tatimpaguesi.-tha Ibrahimaj.

 

Në koherencën për mediat, drejtorja e trimeve tha se janë evidentuar 2400 biznese që konsiderohen me rris të lartë, të cilët do të jenë objekt i kontrolleve deri në fund të vitit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *