Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për një sulm, që ka lënë të vdekura tri punëtore të një kanali televiziv afgan, në qytetin lindor Jalalabad.

Një bashkëpunëtor afgan i IS-it ka thënë se sulmuesit kanë kryer vrasjet në kryeqytetin e provincës Nangarhar më 2 mars, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të militantëve.

Punëtoret e televizionit Enikass, është thënë se sapo kanë diplomuar dhe kanë qenë të moshave mes 18 dhe 20-vjeçare.

Ato kanë vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri teksa janë nisur për në shtëpi.

Në dhjetor, IS pati marrë përgjegjësinë edhe për vrasjen e prezantueses së këtij televizioni dhe ngasësit të makinës që ka qenë në të.

Së fundmi në Afganistan është rritur numri i gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve tjerë, që shënjestrohen për t’u vrarë, teksa zhvillohen bisedimet për paqe në mes të Qeverisë afgane dhe negociatorëve talibanë në Katar.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se vrasjet synojnë të heshtin dhe të frikësojnë zërat e pavarur dhe shoqërinë civile në këtë shtet./ Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *