Kujtimet dhe gjithçka ka mbetur nga periudha e komunizmit në shtëpinë ku ka jetuar shkrimtari i madh Ismail Kadare, janë kthyer në një muze.

 

Apartamenti në hyrje të rrugës së Dibrës ka hapur dyert për këdo vizitor kurioz dhe turist të huaj që do të shohë nga afër vendin ku janë shkruar disa nga veprat e Kadaresë.

 

Vetë çifti Kadare ka hapur dyert e shtëpisë muze tashmë, ku janë ruajtur elementet nga e kaluara.

 

Për shkrimtarin, projekti ishte një surprizë e këndshme, ku më në fund lexuesit do të kenë mundësi për të krijuar një lidhje më të afërt me veprat e tij.

 

Shtëpia muze do qëndroje e hapur për të gjithë vizitorët që do të shprehin interes për te pare ambientet e brendshme ku ka jetuar gjatë komunizmit shkrimtari shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *