Shefi i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump,  Mick Mulvaney  ka deklaruar se ligjvënësit demokratë nuk do të shohin “kurrë” kthimin e taksave të presidentit amerikan. Në një intervistë për Fox Neës, Mulvaney është shprehur se thirrja për publikimin e taksave të Trumpit nga demokratët në Kongres ka qenë “akt politik”.

 

Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesi, Richard Neal, demokrat, i cili udhëheq Komitetin për Mjete, përfshirë këtu edhe taksat, ka kërkuar që Kongresit t’i prezantohen të dhënat për kthimin e taksave të presidentit Trump në periudhë gjashtëvjeçare.

 

Ai ka kërkuar këto të dhëna nga viti 2013 deri më 2018, duke e arsyetuar kërkesën e tij në interes të transparencës dhe llogaridhënies.

 

“Kjo nuk do të ndodhë dhe ata e dinë këtë”, ka thënë Mulvaney.

 

Ai ka pretenduar se sipas ligjit amerikan, Kongresi ka të drejtë të rishikojë kthimin e taksave për raste individuale dhe arsye të veçanta, mirëpo ka thënë se “arsyet politike nuk janë të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *