Uashingtoni po shqyrton një hakmarrje “të shumëfishtë” pas një sulmi me dron që vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani të dielën, tha sot zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ka shumë të ngjarë që ju të shihni një përgjigje përshkallëzuese, e cila mund të përfshijë veprime të shumta, jo një veprim,” tha Kirby.

Më 28 janar, tre ushtarë amerikanë u vranë e 25 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi kamikaz me dronë kundër forcave amerikane të vendosura në pjesën verilindore të Jordanisë në kufi me Sirinë, tha Presidenti Biden  përmes një deklarate.

Ai tha se sulmet ishin kryer nga grupe të armatosura të mbështetura nga Irani./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *