Shtëpia e Bardhë mohoi në mënyrë kategorike se presidenti i SHBA, Joe Biden mund të vuajë nga probleme në lidhje me shëndetin mendor.

Sekretarja për media, Karine Jean-Pierre, hodhi poshtë zërat se Biden po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit.

“A është trajtuar presidenti për Parkinson? Jo. A po trajtohet për Parkinson? Jo”, tha ajo në një konferencë me gazetarët.

Jean-Pierre po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një raport në gazetën Neë York Times, se një ekspert për sëmundjen e Parkinsonit ka vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë që nga viti i kaluar.

Një letër që lëshoi të hënën vonë mjeku i Bidenit, sqaroi se specialisti në fjalë, Kevin Cannard, ka qenë konsulent neurologjie në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2012 dhe se ai i ndihmon “mijëra anëtarë aktivë që punojnë në mbështetje të operacioneve të Shtëpisë së Bardhë”.

Mjeku i presidentit, Kevin O’Connor, tha gjithashtu se Biden nuk ka vizituar ndonjë neurolog jashtë kontrollit të tij vjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *