Gjashtë persona , dy prej të cilëve punonjës të OSHEE-së janë arrestuar pasi kanë përshtatur dy kate të një banese për kultivim të kanabisit me anë të llambave në periferi të Tiranës.

 

Ndërkohë është proceduar penalisht dhe kryeplaku i fshatit Kashar 2, për moskallëzim krimi.

 

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

 

 

Në kuadër të operacionit “Drug House” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– L. S., 44 vjeç, Y. S., 47 vjeç, Xh. S., 69 vjeçe, Sh. S., 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim;

– L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike.

 

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *