Një shtetas shqiptar u prangos nga policia angleze, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i 19-vjeçarit u krye pas një kontrolli të ushtruar nga autoritetet në “shtëpinë e barit” në Bradford.

 

Policia kishte mbajtur nën vëzhgim për disa muaj shqiptarin Drilon Zelaj dhe më pas vendosi të finalizojë operacionin.

 

Shqiptari nuk ua hapi derën efektivëve, por ata u futën nga dera e prapme sepse dëgjuan lëvizjet e tij brenda apartamentit.

 

Ai u kap duke u kujdesur për 213 bimë narkotike. 19-vjeçari tha se “shtëpia e barit” nuk ishte krijuar prej tij, por ai vetëm ujiste bimët dhe ndizte e fikte dritat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *