Subscribe

Pas një vere të vështirë për turizmin, brigjet e Adriatikut dhe Jonit vijojnë të mirëpresin pushues edhe gjatë muajit shtator.

 

Zgjatja e sezonit e favorizuar edhe nga temperaturat e larta të kësaj vjeshte, shihet me optimizëm edhe pse prenotimet janë të pakta.

 

Sipas kryetarit të shoqatës së Hoteleri-Turizmit  në Durrës, Eduard Xhepa, të ardhurat e siguruara nga ana e hoteleve kanë pësuar rënie me 70% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

 

Ndërkohë në Vlorë, gjysma e sezonit turistik vlerësohet e suksesshme por mungesa e transportit urban vijon të mbetet shqetësim kryesor.

 

Sipas kreut te operatorëve turistikë, Vasil Bedini, edhe kërkesa për punonjës të huaj është thelbësore.

 

Shtatori fatmirësisht duket do të jetë një muaj i plotë turistik në Vlorë pasi vijojnë prenotimet nga kosovarët, ata ukrainas dhe bjellorusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *