Subscribe

Festivali Teatror Mbarëkombëtar  ka zbritur në Gjirokastër bashkë me mjeshtrat e mëdhenj të skenës dhe teatrit.

 

Ky është edicioni i 3-të që mban emrin e korifeut të skenës shqiptare “Ndrek Luca”. Shtatë trupa të mirënjohura të artit skenik, nga Shqipëria dhe Kosova, përgjatë një jave do të interpretojnë në teatrin “Zihni Sako”.

 

Festivali ka nisur me veprën “Buzëqeshja e hidhur” nga regjisori Milto Kutali.

 

Mevlan Shanaj dhe Suela Konjari anëtarë jurie janë shprehur të kënaqur për organizimin e festivalit, duke e cilësuar si një vlerë të shtuar për Gjirokastrën dhe teatrin.

 

Për aktorin Kudret Alikaj ky festival do të sjellë pranë publikut emra të njohur të skenës shqiptare.

 

Shfaqja e radhës do të ngjisë në skenë aktorët nga Mitrovica me veprën “Katër epoletat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *