Ngjarje e rëndë në një familje shqiptaresh që jetonin dhe punonin në Xhenova të Italisë.

Eduart Zyberi ka vrarë me thikë gruan e tij Laureta Zyberi dhe më pas ka tentuar ti japë fund edhe jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen Furlani, aty ku gruaja punonte si pastruese në një shtëpi.

53 vjecari ka shkuar në këtë banesë ku punonte gruaja e tij dhe pas sherrit me të e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa më pas ka tentuar të vrasë edhe veten por ka mundur të shpëtojë ndonëse me plagë të rënda në bark.

Ky është version parakrah I dhënë nga policia locale itialiane referuar në mënyrë të vecante rrëfimit të një gruaje italiane e cila kishte punësuar Laureta Zyberin si pastruese. Në fakt pronarja e shtëpisë nuk ka qënë dëshmitare në krim, por është shokuar kur ka shkuar në shtëpi dhe ka parë skenën makabre. 43 vjecarja Laureta Zyberi ishte e vdekur dhe e mbyluar nga gjaku, ndërsa bashkëshorti I saj, autor I dyshuar I krimit kishte plagë në bark. Eduart Zyberi është arrestuar në spital si I dyshuari kryesor për krimin tragjik në familjen shqiptare. Ende nuk ka të dhëna mbi arsyet që cuan 53 vjecarin drejt këtij akti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *