Një shtetas shqiptar u bë protagonist i një ngjarje të rëndë që ka bërë jo pak paraditen e kësaj të hëne në Greqi.

59  vjecari plagosi rëndë me thikë një infermiere brenda në spitalin Attikon të Athinës, dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga lartësia e godinës.

Pacienti shqiptar ndodhej i shtruar në spitalin qëndror të Athinës ne repartin e kardiologjise, ku kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai e thirri infermieren për ndihmë, e priti duke u fshehur pas derës dhe e plagosi me thikë në mënyrë të befasishme dhe pa ndonjë arsye.

Pacienti 59-vjeçar fill pasi kreu këtë akt u ngjit në katin e katërt të spitalit nga ku u hodh në pjesën e brendshme duke gjetur vdekjen.

Shtetasi shqiptar nuk raportohet të kishte probleme mendore,e për momentin ende nuk dihen shkaqet që cuan atë drejt  kësaj ngjarje të rëndë

Sakaq  infermierja 32-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve në kokë dhe kraharor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *