Policia federale bastisi një banesë të mërkurën në mëngjes në Berlin, duke arrestuar pesë persona ne kuader te luftes kunder trafikut te qenieve njerezore.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar, qe mendohet te jete pjese e rrjetit qe trafikonte emigrante nga Ballkani drejt BE dhe pastaj Britanise se Madhe

Katër personat e tjerë që u kapen brenda në banesën e 38 vjecarit shqiptar, jetonin ilegalisht në Gjermani.

Policia federale gjithashtu raportoi se zbuloi “një numër dokumentesh”, duke përfshirë pasaportat dhe kartat e identitetit. .

 “Nga hetimet e para na rezulton se këto janë dokumente false”, tha zëdhënësi I policisë. Në Tëitter, policia federale gjithashtu bëri të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur rreth  100,000 euro.

170 oficerë kanë kontrolluar njëmbëdhjetë godina  që nga ora 6:00 e mëngjesit, kryesisht apartamente por edhe një restorant.

Një zëdhënës i policisë njoftoi se 8 persona që jetonin ilegalisht në këtë vend janë ndaluar në këtë aksion, mes të cilëve 4 janë gjetur të strehuar në shtëpinë që ishte marrë me qira nga një 38 vjecar shqiptar.

Ata kishin ardhur në Berlin në mënyra të ndryshme, shumica me avion ose me autobus, kryesisht nga Italia. Megjithate nuk sqarohet kombesia e emigranteve, nese ishin shqiptar apo nga vende te Lindjes se Mesme.

Trafikantet kishin falsifikuar dokumentet duke I pajijuar emigrantet e paligjshëm me karta identitetit greke ose italiane, tha policia.

Por linja e trafikut të qënieve njerëzore nuk përfundonte në Berlin. Pasi në këtë qytet ata, strehoheshin për disa ditë për tu nisur më tek drejt Dublinit në Irlande me avion. Shumica e tyre përfundimin në industrine e ndërtimit në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *