Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Paullo, një lokalitet në periferi të Milanos.

Një shqiptar rreth 65 vjec ka shkaktuar një masakër të vërtete duke goditur pa fund me cekic gruan e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten duke tentuar vetëvrasjen.

Gjithcka nisi pas një sherri banal në banesën e familjes Mitri.

Ylli Mitri 65 prej tre muajsh I papunë dhe në prag pensioni ka qëlluar me cekic gruan e tij Urani Mitri 68 vjec. Në ngjarje e ka pësuar edhe fqinja e tyre, një shtetase italiane 77 vjece e cila arriti të shpëtonte duke u larguar e duke marrë në telefon policinë.

Pasi ka gjuajtur disa here me cekic gruan e tij duke e gjakosus, shtetasi shqiptar në kushtet e tronditjes ka qëlluar edhe veten.

Cifti Mitri u dergua me helicopter në spital me urgjence dhe janë të dy në gjëndje kome ndërsa fqinja e tyre italiane është jashtë rrezikut.

Ndonëse është në gjëndje kritike, Ylli Mitri akuzohet për tentativë vrasjeje me pasoja të rënda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *