Presidenti Ilir Meta kërkon që të zgjidhet menjëherë situata me qytetarët shqiptarë të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta iu ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të respektojnë detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet.

 

Ndërkohë, iu është drejtuar me një apel edhe qytetarëve nga ana tjetër, për të zbatuar kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19.

 

“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë. Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *