Si çdo ditë, edhe këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka dalë në një  komunikim live në “Facebook”, ku ka folur për situatën e krijuar në vend dhe masat e marrë nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.

 

Kreu i qeverisë përsëriti që pensionsitët nuk iu lejohet që të aplikojnë për të marrë lejen e daljes për pazar. Sa u përket të moshuarve që jetojnë vetëm, Rama theksoi se ata do të ndihmohen nga shteti.

 

“Për ata që kërkojnë llogari nga shteti, ata që kanë punuar në të zezë. Nuk ka logjikë, mos kërkoni të pamundurën. Për lejen e daljes nga shtëpia, pensionistët nuk aplikojnë dot se nuk u lejohet të dalin nga shpia. Të vetmuarit do t’i ndihmojmë ne, meqënëse e keni merak. Unë nuk jam dot ai që s’jam. Jam ky që jam me të mirat dhe të këqijat e mia. Dhe do bëj gjithçka për të frenuar numrin e të prekurve dhe viktimave. E patë kur ra tërmeti që i dola për zot. Nuk ia lashë Zotit në dorë të bente detyrat që më takonin mua. Në cilën histori të njerëzimit, në luftë derdhet leku lumë. Ndihma jonë nuk mbaron këtu, por nuk mund ta shkundim armën e shtetit për të jetuar sot për sot. Kush ju ka thënë se kjo është një histori që për 1 javë 2 javë do mbarojë kjo dhe do dalim të puthemi e të përqafohemi. Keni Amerikën si shembull, që presidenti u thoshte atyre do iki për 1-2 javë, thjesht do iki. Shikoni tani, numrat në Amerikë i kanë kaluar ato të Kinës.”

 

Mes të tjerash, kryeministri u shpreh se është i vendosur për të mbrojtur jetën e çdo shqiptari, ndërsa inkurajoi qyetarët se ndërmarrja në kohë e masave do kapërcejë situatën e vështirë.

 

“Nuk di si të flas me disa që nuk duan të marrin vesh. Nuk e di askush se kur do mbarojë kjo. Po vazhduam kështu do e kalojmë pa shumë viktima. Po u shuam, po u dorëzuam, po të mendojmë të dalë ku të dalë, do bëhemi turpi më i madh i njerëzimit. Nuk vdes njeri për bukë. Kësaj radhe jam i vendosur ta mbrojë jetën e çdo shqiptari në këtë në luftë. Në fund do mbetet vetëm turpi i atyre që nuk rrinë pa thënë një fjalë inkurajuese. Ne do ja dalim ndryshe nga të tjerët se ndryshe nga të tjerët do i morëm masat në kohën e duhur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *