Në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles të Kalifornisë, ShBA, është zhvilluar mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, “American Music Awards”.

 

Në këtë mbrëmje nuk munguan shumë prej ermave të njohur nga arena ndërkombëtare siL Taylor Swift, Post Malone, Mariah Carey, cardi B,. Camila Cabello, e shumë të tjerë.

 

Pjesë e kësaj mbrëmje ishin dhe tre këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

 

Të treja vajzat që i bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre, kanë shkëlqyer mbrëmë gjatë defilimit në tapetin e kuq.

Dominuese në këtë eveniment ishte Dua Lipa, e cila përveçse e nominuar edhe performoi në skenën e spektaklit dy nga hitet e saj më të fundit “One kiss” dhe “Electricity”. Ajo dhuroi një performancë elektrizuese për publikun, ndërsa dukej mjaft atraktive me paraqitjen e saj.

 

Edhe këngëtarja Rita Ora nuk mungoi mbrëmë në ndarjen e çmimeve “American Music Awards”. Megjithëse nuk ishte e nominuar, ajo u ngjit në skenë së bashku me Constance Wu për të ndarë çmimin “Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit pop”. Ora u prezantua në tapetin e kuq të AMA me një fustan plot glamur, ngjyrë të zi i qëndisur me trëndafila.

 

Këngëtarja shqiptare me pritshmëritë më të mëdha në këtë mbrëmje, Bebe Rexha, gjithashtu pati një paraqitje atraktive.

Rexha e cila edhe pse e nominuar në dy kategori, atë të “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Country”, për këngë “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line, nuk arriti të fitojë asnjë çmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *