Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 July 2025
Vizion fokus

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe...

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare...

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen me njëri-tjetrin

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po na vret...

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në...

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër,...

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e shtetit...

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari i banesës...

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, ndalohet...

“Shqiptarët që kërkojnë azil në Francë, shqetësim real”

14 Tetor 18:31

Në raportin e tij para Keshillit te Integrimit, ministri i Brendshem Sander Lleshaj sqaroi shqetesimin e Frances, tek e cila varet aktualisht fati I negociatave per anetaresim, per problemin e azilkerkuesve.

 

Lleshaj tha se eshte e vertete qe ka nje shqetesim real per numrin e shqiptareve qe kerkojne azil ne kete vend, mirepo kjo lidhet edhe me procedurat me te gjate te kthimit te pergjigjes nga autoritetet per refuzimin e kerkeses per azil, qe shkon ne me shume se 1 vit, ndryshe nga disa vende te tjera.

 

Dua t’ju them që azilkërkimi i shqiptarëve në vendet e BE është një proces i cili ka një histori të gjatë. Mbetet kryesisht në një vend, dhe ky vend është Franca ku kemi patur tendencë rritjeje ndërkohë që në vendet e tjera shifrat e azilkërkimit kanë zbritur në nivele të papërfillshme. Franca ka këtë diferencë në tendencë, e cila bazohet jo tek ne, por tek ata. Sepse po të ishte për ne, do të ishte fenomen i ngjashëm edhe me vendet e tjera. Pra arsyeja e kësaj diference në tendencë me Francën ka të bëjë me politikat e ndryshme që Franca aplikon në drejtim të azilkërkuesve. Franca ka politikat më liberale në rajon, ka kohën më të gjatë të përpunimit të kërkesave për azil, pra ka një vit, ndërkohë që vendet e tjera e kanë reduktuar kohën në disa ditë apo maksimumi 1 muaj, ndërkohë që Franca e ka si rregull 1 vit, por zgjat edhe më tepër. Dhe kjo kohë e gjatë e përpunimit të kërkesave i josh shumë shqiptarë që të shkojnë ta provojnë. Dhe shkojnë, gjatë një viti, provojnë, mësojnë dhe pak, ndoshta tek tuk ndonjë mëson frëngjisht, ndonjëri bën edhe ndonjë trajtim shëndetësor gjatë kësaj periudhe, që janë të mbuluar në aspektin social të gjitha shërbimet. Dhe pastaj luajnë me riskun të kthehen apo të mos kthehen me shpresën se mund të marrin azil për arsye se, edhe një çështje tjetër, një anomali që ka të bëjë me Francën, lidhet me faktin që Franca ka aplikuar tek tuk të drejtë azili, pra ka dhënë tek tuk azil. Dhe çdo person që sheh që dikush fitoi azilin, 100 të tjerë inkurajohen për ta provuar këtë punë. Kush janë motivet e kësaj pune, kjo është një çështje pak më e gjerë sesa Ministria e Brendshme, përse shqiptarët kërkojnë të dalin jashtë. Masat e kontrollit në kufijë tanë janë shtrënguar. Policia ndalon shumë njerëz për të dalë jashtë Shqipërisë, në qoftë se nuk bindin. Bashkëpunimi me vendet partnere është shtuar. Riatdhesimi është shtuar. Duhet të kemi parasysh që masat e riatdhesimit janë shtuar. Çdo javë ndodhin operacione riatdhesimi nga vende të ndryshme të BE për qytetarë të cilëve u është refuzuar azili. Sepse ata që shkojnë dhe kërkojnë azil, rikthehen, në qoftë se azili nuk plotësohet dhe si rregull të gjithëve u refuzohet.Dhe këto janë masat kryesore që kanë çuar në reduktimin e ndjeshëm të këtij numri të azilkërkuesve shqiptarë, fakt i cili njihet nga gjithë partnerët tanë, me atë diferencën që ju thashë në rastin e një shteti.

 

Te premten pritet vendimi final i vendeve anetare te BE per fatin e negociatave me Shqiperine, pro deri me tani ne pikepyetje eshte qendrimi I vendeve skeptike ndaj zgjerimit Frances e Holandes.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Azil azilkërkues Franca keshilli i integrimit Lleshaj

Nga e njëjta kategori

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona

më shumë...

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, është pjesë e thelbit strategjik të Europës

më shumë...

“S’ka më qumësht pa faturë”, ministrat Malaj dhe Denaj: Gjurmohet origjina e produktit, rritet siguria

më shumë...

Çlirohen plazhet në Lungomare të Vlorës, policia heq 35 çadra dhe 70 shezlongë të vendosura pa leje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:09

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të...

9:56

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë...

9:48

Irani është gati për të bashkëpunuar me...

9:36

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen...

8:59

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po...

8:42

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari...

8:06

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari...

8:02

Aktivitetet që duhet të bëni çdo ditë...

7:31

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin...

6:40

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari...

6:29

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e...

5:45

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më...

5:16

Përkeqësohet situata në Parkun Kombëtar të Lurës,...

5:06

A po ju sëmur kondicioneri? Si të...

4:52

Tarifat amerikane kundrejt produkteve evropiane! Meloni: Të...

4:28

Trump vendos tarifa 30% për importet nga...

4:24

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani...

4:22

Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë,...

4:13

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori,...

4:03

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër, çfar...
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Foto ilustruese Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën...
  • Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services