Subscribe

Shqiptarët e Maqedonisë protestuan kundër padrejtësive që u janë bërë atyre ndër vite. Tubuesit marshuan nga sheshi “Skendërbej ” në Shkup, drejt Gjykatës Penale.

 

Protestuesit te organizuar nga këshilli i familjarëve të të burgosurve shqiptarë në Maqedoni, i bënë apel shtetit për drejtësi dhe rigjykim për proceset e montuara politikisht.

 

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime si: “Drejtësia është paqe”, “Protestoj për të shëruar plagë dhe për të tharë lot”, “Duam rigjykim të rastit Alfa”, etj.

 

Në protestë morën pjesë edhe familjarë të Amir Aliut, 4 vjeçarit që u vra me makine 5 vite më pare nga një maqedonas, procesi i të cilit nuk ka përfunduar ende në gjykatë, ndërkohë që fajtorët janë në liri.

 

Tubimi i shqiptareve përfshin edhe marshimin para gjykatës së Apelit në Maqedoni.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *