Subscribe

Një familje shqiptare i nevojiten 82 mijë lekë në muaj për  nevojat më bazike.

 

Ky është konkluzioni i anketës së strukturës së shpenzimeve  që kryen INSTAT, për një familje deri ne 4 persona. Për vitin 2019 krahasuar me një viti më parë shpenzimet për konsum janë rritur me rreth 5 mijë lekë për familje.

 

Referuar të dhënave nga INSAT, shpenzimet më të mëdha fokusohen tek ushqimi dhe pijet, me 41. 3 % të buxhetit, një shifër që mbetet dukshëm më e lartë se mesatarja e rajonit dhe Europës, çka tregon nivelin e të ardhurave të familjeve shqiptare.

 

Pas ushqimit, pagesa e faturave të energjisë, ujit apo qirasë është zëri i dytë që dominon në shpenzimet mujore me 10%, pasuar nga mirëmbajtja e banesës,  transporti, veshja, shëndetësia dhe arsimi.

 

Ajo çka nxjerrin në pah të dhënat e INSAT është fakti se krahasuar me 2018, në vitin që lamë pas shqiptarët kanë rritur shpenzimet për argëtim dhe kulturë ndërsa  janë ulur ato për transport. Referuar shpenzimeve, Tirana është qarku me nivelin më të lartë pasuar nga Korça dhe Fieri.

 

Ndërsa qarqet me shpenzimet më të ulta janë Dibra dhe Elbasani. Sa I përket qarkut të Durrësit ai rezulton me rënien më të madhe të shpenzimeve për konsum  në vitin që lamë pas, fakt i cili lidhet edhe tërmetin e 26 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *