Subscribe

Prej pak kohesh ky 24 vjeçar qëndron ne kete kamp ne France, ku gjenden edhe 150 shqiptare te tjerë, ne pritje te nje mundësie per te udhëtuar drejt Britanisë. Nese do t’ia dale per Jimmy Korbin ky do te ishte udhëtimi i dyte ne ishull, ku punoi per thuajse dy vjet ne ndertim, por u dëbua ne Shqipëri, pasi nuk kishte dokumenta. Arsyet ia rrëfen nje gazetari britanik.

Nuk kam shanse te punoj këtu, nuk mund te qëndroj pasi nuk kam dokumenta. Kjo është arsyeja qe po kërkoj te shkoj ne Britani. Ne Shqipëri nuk ka pune, une kërkoj nje jete me te mire. Ketu është nje port i vogël dhe është e vështire te gjesh pune”.

Por shanset duken te pakta për te, pasi kontrollet policore jane shtuar. Emigrantet shqiptare tregojnë se kane zgjedhur porte te vogla franceze, pasi siguria ne qytetin Kale eshte rritur shume muajt e fundit. Ata thone se çdo jave ne ngushticën e La Manshit kalojnë rreth 50 shqiptare, qe paguajnë deri ne 8 mije paund secili. Ata qe qëndrojnë ne Diepe e pranojnë se jane emigrante ekonomike dhe kërkojnë te fitojnë me shume para, ndryshe nga refugjatet qe u largohen zonave ne konflikt. Veçanërisht pas zbulimit te nje skafi me 18 shqiptare ne kanalin e La Manshit, autoritetet britanike e kane bere te qarte se nuk do te ketë azil per shqiptaret qe konsiderohen emigrante ekonomike. Kjo ngjarje rindezi edhe debatet per çështjen e emigracionit, ku mbështetësit e fushatës per daljen e Britanisë nga unionit kane mbajtur qëndrim te ashpër ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *