Dy shqiptarë u ekstraduan nga Italia drejt Shqipërisë këtë të mërkurë.

 

Bëhet fjalë për shtetasit Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, dhe Arian Katreli, 50 vjeç.

 

Hoxhaj ishte në kërkim ndërkombëtar sepse ka vrarë në 1995 në Vlorë një person me thikë dhe kishte plagosur të vëllanë.

 

Për këtë ngjarje, Gjhykata e Apelit Vlorë vendosi t’i heqë lirinë 49-vjeçarit për 16 vjet e 8 muaj.

 

Kurse 50-vjeçari Katreli akuzohet për “Mashtrim”, vepër penale për të cilën u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Durrësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *