Subscribe

Jens Stoltenberg ka prezantuar këtë të martë raportin vjetor të aleancës së atlantikut të Veriut, në të cilën paraqiten aktivitete përgjatë vitit 2020. Raporti evidenton vështirësitë e krijuara nga pandemia, por në të njëjtën kohë edhe ndihma që vendet e NATO-s i kanë ofruar njëri-tjetrit.

Pjesë e raportit ishte dhe një sondazh i zhvilluar në të gjithë shtetet anëtare, me dy pyetje. E para: Nëse do kishit mundësi votimi për të qëndruar apo larguar nga aleanca, si do të votonit?

Shqipëria, raporton Vizion Plus, renditet e para, me 94% të të anketuarve të cilët do të votonin për qëndrimin në aleancë, ndërsa të fundit në këtë anketë janë malazezët dhe francezët, ku vetëm 50% e tyre janë shprehur pro.

Pyetja e dytë kishte të bënte me mbrojtjen që i siguron NATO vendeve të tyre, e për këtë, 76% e shqiptareve janë deklaruar se anëtarësimi në aleancë, e bënë më të vështirë sulmin ndaj Shqipërisë nga një shtet tjetër, duke u renditur të dytët pas Lituanisë. Ajo që bie në sy edhe në këtë pyetje është fakti se sërish francezët dhe malazezët janë më mosbesuesit.

Një tjetër tregues është dhe ai buxhetit për mbrojtjen, i cili duhet të jetë në 2% të PBD, këtu vetëm 11 vende e kanë arritur këtë objektiv, me SHBA në krye e ndjekur nga Greqia. Shqipëria raportohet të ketë 1.29% të PBD, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Spanjën, Slloveninë, Belgjikën e Luksemburgun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *