Subscribe

Këshilli i Ministrave shpall gjëndjen e emergjencës për furnizimin me energjitike elektrike në Shqipëri, sikurse ishte paralajmëruar edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama.

Po kështu Qeveria vendosi ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ky grup do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.

 

Këshilli i Ministrave vendosi që Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

 

Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

 

Sipas vendimit, ministri i Financave dhe Ekonomisë duhet të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

 

 

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, sipas vendimit në fjalë,  do të jetë në fuqi deri më 15 prill 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *