Subscribe

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e origjinës për kanabisin në Europë. Alarmi është ngritur ne raportin e publikuar nga zyra e kombeve të bashkuara për drogat dhe krimin e organizuar në Ballkanin perëndimor.

 

Në raport theksohet se Shqipëria ka qene vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit për periudhën 2014-2018, ndërkohë që grupet kriminale shqiptare janë përhapur në gjithë Evropën, kryesisht në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës së Jugut.

 

Sipas raportit, trafiku i drogës dhe prodhimi duket se shpesh janë të lidhura me krimin e organizuar, megjithatë krimi i organizuar ka nivele shumë të ulëta dënimi në Shqipëri. Ne dokument evidentohet edhe fakti se krimi i organizuar ndikohet nga niveli i lartë i korrupsionit, ndërsa shprehet skeptik për ecurinë e procesit të Vetting-ut.

 

Raporti shton gjithashtu se linja e heroinës nga Afganistani përmes Shqipërisë drejt Europës ka pësuar rënie. Por, nga ana tjetër, rëndësia e Shqipërisë si një vend tranzit për kokainën e Amerikës Latine në Europën Perëndimore duket se është në rritje thekson zyra e kombeve te bashkuara për drograt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *