Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama këtë të mërkurë për borxhin publik.

 

Sipas tij, që nga viti 2013 kur PS mori pushtetin, borxhi u rrit me 3.25 miliardë euro.

 

Basha shtoi se nëse diçka e tillë nuk ndalet, shqiptarët do të varfërohen edhe më shumë.

 

“Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ju kujtohet kur Edi Rama premtonte uljen e borxhit publik? Krejt e kundërta ndodhi! Prej 2013, borxhi publik u rrit me 3.25 miliardë euro. Rama ka dështuar. Shqipëria sot është më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do të punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri. Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë shpresën”, tha Lulzim Basha në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *